10.5 C
Tirana
Thursday, October 21, 2021
Ballina Fast Food Po shkonte në stërvitje, Cristiano Ronaldo ndalon makinën vetëm për të bërë...

Po shkonte në stërvitje, Cristiano Ronaldo ndalon makinën vetëm për të bërë një foto me fansin e tij

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo ka ndaluar makinën gjatë rrugës për në stërvitje mëngjesin e kaluar, vetëm për t’i kushtuar pak minuta kohë një fansi të zjarrtë të tij, i cili kishte dalë në rrugë me një pankartë në duar.

Tifozi po e priste Ronaldon jashtë hyrjes në kompleksin Carrington të Manchester United dhe i tërhoqi vëmendjen futbollistit me një pankartë që e kishte pikturuar vetë ku shkruhej: “Ronaldo, të lutem a mund të ndalosh? Do të më zbukuroje fundjavën.” Në pankartë ishte vendosur edhe një fotografi e lojtarit portugez.

Ronaldo hapi krahun në rrugë dhe ndaloi Lamborghini -n e tij, për të kaluar pak minuta me tifozin dhe për të bërë një foto, që mesiguri ky i fundit do ta mbajë mend gjithë jetën. Ky moment është fotografuar nga paparacët dhe është bërë viral në rrjetet sociale.

The post Po shkonte në stërvitje, Cristiano Ronaldo ndalon makinën vetëm për të bërë një foto me fansin e tij appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular