10.5 C
Tirana
Thursday, October 21, 2021
Ballina Lajme Drejtori i Portit të Durrësit ironizon Berishën për postimin në Facebook: Pamjet...

Drejtori i Portit të Durrësit ironizon Berishën për postimin në Facebook: Pamjet e Portit të Durrësit ilustrime, seriali ‘Doc.Berisha’ s’ka të sosur

- Advertisement -

Drejtori i Përgjithshëm i Portit të Durrësit, Pirro Vëngu, ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha pas një postimi tijin në Facebook mbi projektin e portit në fjalë.

Berisha postoi dy foto, ngjitur me njëra-tjetrën duke akuzuar kryeministrin Rama se e kishte vjedhur projektin për Portin e Durrësit nga ai i Portit të Basras në Irak. Pamja ishte pjesë e një grupi fotosh të publikuar nga kryeministri Rama në Facebook.

Vëngu sqaron se ato pamje nuk janë të vjedhura por janë ilustrimë të përvojave të mëparshme të kompanive konkurrente të cilat tregojnë aftësinë e tyre për projektimi  e një porti mallrash.

Drejtori i Portit të Durrësit, shkruan se projekti përfundimtar do dorëzohet gjashtë muaj pas përzgjedhjes së kompanisë fituese.

“Seriali “Doc. Berisha” po zgjat 3 dekada e ska të sosur! Herë pas here, në të ka dhe episode për Portet, ku publiku ndeshet me vegimet e Doktorit për ato që nuk arritën kurrë të bënin qeveritë që ai drejtoi. Sa për të sqaruar publikun: imazhet e prezantimeve teknike për Portin e Ri në Porto Romano nuk janë të vjedhura, por ilustrime të eksperiencave të mëparshme të kompanive konkurrente, ku ato demonstrojnë kapacitetin e tyre për të projektuar një Port mallrash. Siç u tha dhe u stërtha, Projekti përfundimtar do të dorëzohet 6 muaj pas përzgjedhjes së kompanisë fituese, në një proces të hapur dhe konkurrues. Ndryshe nga proceset ad hominem, të ndrydhura, të dhunshme, dhe prej pak muajsh, plot mërzi, që pasqyrojnë episodet e fundit të Serialit “Doc. Berisha”.

The post Drejtori i Portit të Durrësit ironizon Berishën për postimin në Facebook: Pamjet e Portit të Durrësit ilustrime, seriali ‘Doc.Berisha’ s’ka të sosur appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular