10.5 C
Tirana
Thursday, October 21, 2021
Ballina Fast Food U fotografua në kafe me Kim në Tiranë, Kokalari tregon çfarë bisedoi...

U fotografua në kafe me Kim në Tiranë, Kokalari tregon çfarë bisedoi me ambasadoren

- Advertisement -

Shqiptaro-amerikania Evi Kokalari, që u pa pasditen e sotme në krah të ish-kryeministrit Berisha në takimin e tij në Vlorë, ka dhënë hollësi mbi takimin e saj me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim, paraditen e sotme.

Në një deklaratë për Syri TV, Kokalari tha se e njeh Kim para ardhjes në Tiranë dhe se e konsideron mikeshë.

Ajo shtoi se me ambasadoren ka diskutuar për zhvillimet politike në Tiranë e SHBA.

“E para, më bëri përshtypje sa shpejt gazetarët marrin informacione për gjëra të tilla, me të thënë të vërtetën. Së dyti, unë e njoh ambasadoren Kim përpara se të vinte në Shqipëri në 2020-ën dhe e konsideroj mikeshë. Ne folëm si mikesha, diskutuam shumë gjëra siç janë ngjarjet në Shqipëri, gjërat që po ndodhin në PD, por edhe ngjarjet në Amerikë. Unë jam individ që besoj në miqësi, në shoqëritë e mira me njerëzit dhe në dialogun. Dialogu është shumë i rëndësishëm edhe nëse je në dy anë të kundërta, ku ne nuk jemi, e di që ka shumë kritika ndaj saj, por për mirë apo për keq unë e konsideroj mikeshë dhe do ta mbaj mikeshë derisa të më tregojë që mund të mos jetë personi që unë njoh. Por unë respektin e mbaj. Unë jam amerikane dhe ajo është ambasadorja ime në Shqipëri. Kështu që, ishte një takim miqësor dhe shumë i mirë, kam idenë”, theksoi Kokalari.

The post U fotografua në kafe me Kim në Tiranë, Kokalari tregon çfarë bisedoi me ambasadoren appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular