10.5 C
Tirana
Thursday, October 21, 2021
Ballina Lajme OSHEE dhe OST bëhen gati për rritjen e çmimit të energjisë, pritet...

OSHEE dhe OST bëhen gati për rritjen e çmimit të energjisë, pritet depozitimi i kërkesës te Enti

- Advertisement -

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kanë njoftuar Entin Rregullator të Energjisë që do të depozitojnë dosjen me kërkesën për rritjen e çmimit.

Një burim brenda “ERE”-s i tha “ABC”-së se OSHEE dhe OST pritet që t’i depozitojnë kërkesat e tyre në ditët në vijim.

Por cilat janë argumentet? OSHEE dhe OST në raportet e tyre pritet që të justifikojnë kërkesën për rritjen e çmimit me humbjet dhe kostot.

Kjo nuk është hera e parë që këto dy institucione bëjnë kërkesa të tilla. Prej vitit 2014, kur ishte rritja e fundit e çmimit të energjisë, OSHEE dhe OST kanë bërë disa kërkesa drejtuar “ERE”-s, por bordi i këtij institucioni i ka rrëzuar vit pas viti. Megjithatë nuk dihet se çfarë do të ndodhë për vitin 2022, nëse në fuqi do të jenë të njëjtat tarifa, apo do të ketë rritje.

Kërkesa nga OSHEE dhe OST ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë vjen në një moment kur Edi Rama paralajmëroi një krizë energjetike duke sjellë revoltë te qytetarët.

 

The post OSHEE dhe OST bëhen gati për rritjen e çmimit të energjisë, pritet depozitimi i kërkesës te Enti appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular