10.5 C
Tirana
Thursday, October 21, 2021
Ballina Lajme Del nga rruga makina në Këlcyrë, plagoset 62-vjeçari

Del nga rruga makina në Këlcyrë, plagoset 62-vjeçari

- Advertisement -

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Këlcyrë-Ballaban, në afërsi të fshatit Bedyqas.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

62-vjeçari me inicialet A.B, i cili ishte pasagjer në mjet është transportuar në spitalin e Gjirokastrës ku edhe po merr trajtim mjekësor.

“Në datën 10.10.2021, rreth orës 15:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Këlcyrë-Ballaban, në afërsi  të  fshatit Bedyqas, automjeti tip ‘Mitsubishi’, me drejtues shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri (babai i drejtuesit të mjetit), shtetasi A. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

The post Del nga rruga makina në Këlcyrë, plagoset 62-vjeçari appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular