10.5 C
Tirana
Thursday, October 21, 2021
Ballina Ekonomi Kompania italiane “Valeria Srl”, do kërkojë në Arbitrazh fitimin e munguar nga...

Kompania italiane “Valeria Srl”, do kërkojë në Arbitrazh fitimin e munguar nga Shqipëria për 20 vite

- Advertisement -

Kompania italiane “Valeria Srl” do të kërkojë në Arbitrazh, dëmshpërblim nga shteti shqiptar.

Firma ligjore “Saçuçi & Partners” që përfaqëson kompaninë ka njoftuar se Gjykata e Arbitrazhit ka pranuar të marrë në shqyrtim kërkesën e saj duke rrëzuar mundësinë për marrëveshje mes palëve.

Deri tani shteti shqiptar ka paguar rreth 800 mijë euro, për ato që thotë se janë shpenzime proceduriale për mbrojtjen ndaj padisë.

“Gjykata tha se mund të shprehet mbi kërkesën e investitorit për dëmshpërblimin e shkaktuar nga mosrespektimi i marrëveshjes për riaktivizimin e ndërmarrjes së përbashkët, AgriGosë, që ka lidhje me ngjarjet që ndodhen pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes bilaterale të tregtisë. Gjykata përjashtoi vetëm kërkesën e lidhur me drejtpërdrejt me humbjet nga revokimi i koncesionit për përdorimin e tokës, të ndodhur para hyrjes në fuqi të marrëveshje së tregtisë dhe mbrojtjes së investimeve mes Italisë dhe Shqipërisë, në vitin 1996”, thotë zyra ligjore italiane.

Në vitin 1994 kompanisë italiane iu revokua koncesioni për 276 hektarë tokë, që do t’i përdorte për prodhimin e produkteve bujqësore. Në arsyetimin e Arbitrazhit për pranimin e kërkesës së padisë, thuhet se bie pretendimi i palës shqiptare që kompania italiane i ka siguruar fitimin e vet në bazë të kontributeve të dhëna në sipërmarrjen e përbashkët, “AgriGosë”.

Gjykata gjithashtu thotë se roli i kompanisë italiane nuk ka qenë pasiv.

- Advertisement -

Most Popular