10.5 C
Tirana
Thursday, October 21, 2021
Ballina Ekonomi Rritën çmimin e miellit, presidenti i “Miell Tirana”: Jemi të detyruar, grurin...

Rritën çmimin e miellit, presidenti i “Miell Tirana”: Jemi të detyruar, grurin e importojmë! Firma “Bloja”: Do ta rrisim edhe me 12%, makaronat me 40%

- Advertisement -

Rritja e çmimit të miellit dhe bukës detyrimisht, prej ditësh ka nxitur një debat të gjerë në opinionin publik në vend. Autoriteti i Konkurrencës nxori fajtore për rritjen e çmimit të bukës pesë kompani të importit të miellit, por vendosi të mos i ndëshkoi me gjobë.

Sipas Autoritetit, arsyeja e rritjes së çmimeve vjen për shkak të sjelljes së bashkërenduar midis ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Bloja SHA, Miell Tirana SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK.

Në një intervistë për “Monitor”, presidenti i firmës “Miell Tirana” Roland Hysa, është shprehur se çmimi është rritur për shkak se mielli importohet nga jashtë dhe ata kanë qenë të detyruar. Sipas tij, akuzat për marrëveshje për rritje të çmimit nuk qëndrojnë.

“… nuk mund të ketë marrëveshje mes prodhuesve për të fiksuar çmimet, sepse është fare e thjeshtë që klientët të gjejnë produkte zëvendësuese për çmime më të ulëta”, ka thënë Hysa ndër të tjera.

Një hetim i Autoritetit të Konkurrencës, që u mbyll vitin e kaluar, arrinte në konkluzion se prodhuesit kryesorë të miellit në vend kanë ndjekur një sjellje të bashkërenduar në përcaktimin e çmimeve. Cili është qëndrimi juaj ndaj rezultateve të këtij hetimi?

Roland Hysa: Fabrikat në Shqipëri janë fabrika moderne me teknologji bashkëkohore dhe impiante të instaluara pas viteve 2000. Kosto e përpunimit të grurit për këto fabrika është thuajse e njëjtë. Gruri si lëndë e parë nga këto fabrika përpunimi sigurohet nga importi dhe është mall burse. Çmimi i shitjes përcaktohet nga tregu, kapacitetet prodhuese janë dyfish më të larta se kërkesa në treg dhe nuk mund të ketë marrëveshje mes prodhuesve për të fiksuar çmimet, sepse është fare e thjeshtë që klientët të gjejnë produkte zëvendësuese për çmime më të ulëta.

Ndërkohë, administratori i kompanisë “Bloja” Andi Haxhiymeri, ka thënë se çmimi i miellit mund të rritet dhe më tej në ditët në vazhdim. Sipas tij, rritja tjetër do të 12% për miellin dhe 40% për makaronat, shkruan newsbomb.al. Sipas Haxhiymerit, çmimi i shitjes së miellit për furrat mund të arrijë deri në 65 lekë/kg, nga 58-60 lekë për kg që është aktualisht.

Deri ku mund të arrijnë çmimet, sipas projeksioneve tuaja?

Andi Haxhiymeri: Kjo është e vështirë të thuhet dhe mund të interpretohet edhe si abuzim. Por, unë do të thoja që për miellin e zakonshëm të bukës, çmimi ynë i shitjes për furrat mund të arrijë deri në 65 lekë/kg, nga 58-60 lekë për kg që është aktualisht. Këto janë projeksione të përafërta sigurisht, por tendenca duket kjo, nëse rritja e çmimit të grurit nuk ndalon.

Së fundmi, Rusia rriti sërish me 10 USD për tonë edhe taksën e eksportit, për të frenuar eksportet dhe për të ruajtur rezervat. Ndërsa për makaronat mendoj se do të shtrenjtohen me të paktën 30-40%, që është e pashmangshme, duke parë nivelin e shtrenjtimit të lëndës së parë. Problem nuk është vetëm lënda e parë bazë. Po shtrenjtohen edhe artikuj të tjerë ndihmës.

Për hetimin e Autoritetit të Konkurencës, ku një pjesë e anëtarëve kërkoi gjobitjen e kompanive dhe një pjesë tjetër vototi kundër, administratori i “Bloja SHA”, ka thënë se ata janë “marrë vesh” me këtë autoritet për periudhën e monitorimit, shkruan newsbomb.al.

Një hetim i Autoritetit të Konkurrencës që u mbyll vitin e kaluar arrinte në konkluzionin se prodhuesit kryesorë të miellit në vend kanë ndjekur një sjellje të bashkërenduar në përcaktimin e çmimeve. Cili është qëndrimi juaj ndaj rezultateve të këtij hetimi?

Andi Haxhiymeri: Zhvilluam edhe seanca degjimore dhe mendoj se u mirekuptuam me Komisionin e Konkurrences qe sjellja jone kishte qene korrekte. Me pas, pati nje rritje te cmimit te bukes qe krijoi nje lloj konfuzioni dhe presion publik, por nuk kishte lidhje me rezultatet e monitorimit. Madje, u habita qe njeri prej anetareve, i cili votoi ne favor te gjobitjes sone, nuk ishte i pranishem ne seancen degjimore dhe nuk i degjoi fare argumentet tona.

E verteta eshte se ky treg ka nje konkurence te jashtezakonshme. Te gjitha fabrikat punojne nen kapacitet. Nese do te punonim me kapacitet te plote, do te prodhimin dy here e gjysme sa nevojat e tregut vendas.

- Advertisement -

Most Popular