10.5 C
Tirana
Thursday, October 21, 2021
Ballina Lajme Ministrja britanike flet për takimin me Bashën: Një diskutim produktiv

Ministrja britanike flet për takimin me Bashën: Një diskutim produktiv

- Advertisement -

Ministrja britanike për Evropën, Wendy Morton ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar paraditen e sotme me kryetarin e opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha.

“Një diskutim produktiv me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi situatën aktuale politike në Shqipëri. Partitë opozitare mund të luajnë një rol të fortë në Parlament për të forcuar demokracinë dhe për të siguruar që zërat e të gjithë qytetarëve të përfaqësohen.”- shkruan ministrja Morton, ndërsa ndan edhe një foto të saj me Bashën nga takimi.

Më herët foli lidhur me këtë takim edhe kryedemokrati Basha, i cili tha se me ministren kishte diskutuar edhe mbi forcimin marrëdhënieve mes Britanisë e Shqipërisë, ardhjes së investimeve britanike si dhe fatin e qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë në Britani.

The post Ministrja britanike flet për takimin me Bashën: Një diskutim produktiv appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular