10.5 C
Tirana
Thursday, October 21, 2021
Ballina Ballina Aksion i policisë së Kosovës kundër mallrave kontrabandë, përplasje me serbët në...

Aksion i policisë së Kosovës kundër mallrave kontrabandë, përplasje me serbët në Mitrovicë (Video)

- Advertisement -

Një aksion i policisë së Kosovës po zhvillohet në Zveëan. Serbët në Mitrovicë kanë kundërshtuar aksionin e policisë për sekuestrimin e mallrave kontrabandë.

Në zonë ka pasur përplasje mes serbëve të Mitrovicës e forcave të policisë ndërsa një makine i është vënë flaka.

Serbët kanë bllokuar disa rrugë me makineri ndërsa efektivët e policisë kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Aksioni për sekuestrimin e mallrave kontrabandë po zhvillohet dhe në Prishtinë e Pejë.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave, etj.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mësohet se aksioni ka përfunduar megjithatë disa rrugë në Mitrovicë mbeten të bllokuara ndërkohë që ka forca policie që kanë qëndruar në qytet.

The post Aksion i policisë së Kosovës kundër mallrave kontrabandë, përplasje me serbët në Mitrovicë (Video) appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular