10.5 C
Tirana
Thursday, October 21, 2021
Ballina Ballina Arrestohet në SHBA inxhinieri bërthamor i marinës, u pëpoq t’i shiste informacione...

Arrestohet në SHBA inxhinieri bërthamor i marinës, u pëpoq t’i shiste informacione sekrete një fuqie ‘të huaj’

- Advertisement -

Një inxhinier bërthamor në Maryland, SHBA dhe gruaja e tij janë arrestuar dhe akuzuar për spiunazh për përpjekjen për të shitur informacione të klasifikuara mbi nëndetëset bërthamore amerikane një fuqie të huaj.

Skema e tyre u prish në një operacion të FBI-së. Jonathan dhe Diana Toebbe, nga Annapolis, Maryland, u arrestuan në Qarkun Jefferson, Virxhinia Perëndimore nga FBI-ja dhe Shërbimi Hetimor Penal Detar, sipas një njoftimi për shtyp të Departamentit të Drejtësisë.

Dyshja akuzohen për shitjen e ‘të dhënave të kufizuara në lidhje me projektimin e anijeve luftarake me energji bërthamore’ një personi që ata supozonin se ishte përfaqësuesi i një fuqie të huaj. Ai person ishte, në fakt, një agjent i fshehtë i FBI-së.

Një punonjës i Marinës amerikane, Jonathan Toebbe punoi në Programin e Shtytjes Bërthamore Detare dhe kishte leje sigurie për të hyrë në të dhëna të kufizuara mbi projektimin e nëndetëseve bërthamore dhe reaktorëve të tyre.

Në prill 2020, ai dyshohet se i dërgoi një mostër të këtyre të dhënave të kufizuara një qeverie të huaj, së bashku me një letër ku shkruhej: “Ju lutemi përcillni këtë letër në agjencinë tuaj të inteligjencës ushtarake. Unë besoj se ky informacion do të jetë me vlerë të madhe për kombin tuaj. Ky nuk është një mashtrim.”

Toobe shkroi se ‘informacioni u mblodh ngadalë dhe me kujdes gjatë disa viteve në rrjedhën normale të punës sime për të shmangur tërheqjen e vëmendjes dhe kontrabandoi material të sigurisë’, sipas dokumenteve të gjykatës.

Vendi në fjalë nuk u emërua nga Departamenti i Drejtësisë, por letra u përgjua ose iu dha FBI-së para se të arrinte në destinacionin e saj. Një agjent i fshehtë ra në kontakt me Toebbe dhe çifti organizoi një marrëveshje ku Toebbe do të dorëzonte të dhëna të mëtejshme në këmbim të pagesave në kriptomonedhë.

Agjenti i dërgoi Toebbe 10,000 dollarë në kriptovalutë këtë qershor. Menjëherë pas kësaj, Toebbe dhe gruaja e tij dyshohet se udhëtuan në një pikë të paracaktuar në Virxhinian Perëndimore, ku gruaja e inxhinierit veproi si vëzhgues ndërsa Toebbe vendosi një kartë SD brenda një sanduiçi me gjalpë kikiriku që u mor nga agjenti.

Ai më pas dërgoi një çelës kriptimi për kartën SD në këmbim të 20,000 dollarëve të tjerë dhe FBI ishte në gjendje të verifikonte që karta vërtet përmbante ‘të dhëna të kufizuara në lidhje me reaktorët bërthamorë nëndetësorë’. Më pas gjatë operacionit, ai dhe bashkëshortja e tij u arrestuan.

The post Arrestohet në SHBA inxhinieri bërthamor i marinës, u pëpoq t’i shiste informacione sekrete një fuqie ‘të huaj’ appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular