10.5 C
Tirana
Thursday, October 21, 2021
Ballina Ndërkombëtare Grenell e quan “manipulim” parazgjedhor aksionin në Veri të Kosovës: Biden nuk...

Grenell e quan “manipulim” parazgjedhor aksionin në Veri të Kosovës: Biden nuk duhet të heshtë

- Advertisement -


Ish-i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me tensionet që shoqëruan sot një aksion policor në Veri të Kosovës.

Grenell shkruan në një postim në “Twitter”, se veprimet e sotme në veri janë thyerje e marrëveshjes së Brukselit. Ai akuzon politikanët në Prishtinë, se ky është një veprim i ndërmarrë në prag të zgjedhjeve lokale. Ai i bën thirrje presidentit të SHBA-ve Joe Biden, që të reagojë lidhur me këtë situatë.

“Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe duhet të ndiqet – kjo është një shkelje e saj.

Manipulimet politike nga disa në Prishtinë para zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë duhet të ndalen. Kjo është e rrezikshme dhe e pamatur.

Joe Biden gjithashtu nuk duhet të heshtë për këtë situatë.”- shkruan Grenell.

The post Grenell e quan “manipulim” parazgjedhor aksionin në Veri të Kosovës: Biden nuk duhet të heshtë appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular