10.5 C
Tirana
Thursday, October 21, 2021
Ballina Lajme Qeveria dhe opozita përballen nëpërmjet ekselentëve të Henri Çilit

Qeveria dhe opozita përballen nëpërmjet ekselentëve të Henri Çilit

- Advertisement -

Dy ekselentët e dalë zbuluar nga katedra e Henri Çilit dikur kolegë dhe me ide politike të njëjta tashmë në pozicione të ndryshme janë përballur me njëri tjetrin në emisionin “Bardh e Zi” në Abc News.

Besard Kadia si zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë dhe Arbi Agalliu si deputet i PD-së janë përplasur në debat për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Pjesë nga debati:

Arbi Agalliu: Biznesi i kolegut këtu nuk ka marrë nga qeveria një cent

Besart Kadia: Një shifër. Më vjen keq më thuaj një shifër

Arbi Agalliu: Po të them fakte.

Besart Kadia: Nuk janë fakte por perceptime. Rritja ekonomike sot është 7.2%, e thotë raporti i FMN

Arbi Agalliu: Jeni në terezi ju. Ne nuk marrkemi vesh.

Besart Kadia: Patjetër që nuk merr vesh sepse nuk lexon…Sistemi bankar e njeh mirë besoj. Kreditë e këqija që janë ulur.

Arbi Agalliu: Po do të thuash arsyen. Sepse bizneset  nuk shkuan të merrnin as kredi

Besart Kadia: Kanë rënë kreditë e këqija, çfarë po thua o Arbi

 

The post Qeveria dhe opozita përballen nëpërmjet ekselentëve të Henri Çilit appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular