10.5 C
Tirana
Thursday, October 21, 2021
Ballina Ballina Sindroma e mistershme ‘HAVANA’ godet stafin e ambasadës amerikane në Kolumbi, pak...

Sindroma e mistershme ‘HAVANA’ godet stafin e ambasadës amerikane në Kolumbi, pak para vizitës së Sekretarit Blinken

- Advertisement -

Ambasada amerikane në Bogota, Kolumbi thuhet se po shqyrton pretendimet e shumta të stafit që po vuan nga Sindroma Havana, përpara vizitës së Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

Të paktën pesë familje amerikane kanë rënë me simptoma të gjendjes misterioze, raportoi Ëall Street Journal të martën, bazuar në dëshmitë e personave që kishin dijeni për çështjen. Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentojë, duke cituar shqetësime për privatësinë.

‘Sindroma Havana’ u emërua pas rasteve të para të raportuara në ambasadën amerikane në Kubë në vitin 2016. Ndër simptomat janë marramendje, lodhje, ankth, dhimbje koke, probleme njohëse, përzierje dhe humbje të kujtesës.

Sipas gazetës, ‘incidenti i pashpjegueshëm shëndetësor’ u përmend në një e-mail të mesit të shtatorit, ndërsa një tjetër i datës 1 tetor informoi personelin e ambasadës se siguria po hetonte mbi ‘incidente shtesë të shëndetit’.

Një nga familjet që dyshohet se është prekur ka një fëmijë, sipas burimit, i cili citoi një burim duke u ankuar se ‘synimi ose goditja rastësisht e fëmijëve duhet të jetë një vijë e fortë e kuqe’.

Mbi 200 zyrtarë amerikanë, rreth gjysma e tyre personel i CIA-s, janë ankuar për Sindromën Havana deri më tani. Ndërsa qeveria amerikane nuk e ka përcaktuar zyrtarisht se çfarë i shkakton simptomat, media korporative dhe shumë ligjvënës dhe lobistë kanë pohuar se është vepër e një lloj energjie ose armë zanore të vendosur nga Rusia. Moska i ka hedhur poshtë këto akuza si të pakuptimta.

Javën e kaluar, presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi ligjin për Aktin për Ndihmën e Viktimave Amerikane të Pushtuara nga Sulmet Neurologjike (HAVANA). Ai u miratua njëzëri nga Kongresi në shtator dhe siguron fonde për trajtimin e punonjësve të qeverisë dhe të varurve prej tyre, që pretendojnë se janë prekur nga sindroma e mistershme.

Ambasada Amerikane në Kolumbi është një nga më të mëdhatë në botë dhe ndodhet në një rrugë të madhe jo shumë larg aeroportit ndërkombëtar të Bogotës.

Raportet për ‘sulmet’ kanë përkuar më parë me vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë. Muajin e kaluar, një ndihmës që udhëtonte në Indi me drejtorin e CIA-s William Burns, u ankua për simptomat. Zv.presidendtja Kamala Harris shtyu vizitën e saj në Vietnam në gusht pas një raporti se një zyrtar amerikan atje ishte në shënjestër.

Ndërsa një raport i panelit i Akademisë Kombëtare të Shkencave vitin e kaluar tha se mikrovalët e drejtuara ishin shkaku ‘më i besueshëm’ i sindromës, shkencëtarët kryesorë të porositur nga Departamenti i Shtetit e përjashtuan atë në një hetim të vitit 2018 që u deklasifikua kohët e fundit. Grupi JASON kishte thënë se të paktën disa nga rastet i atribuoheshin zhurmave të forta dhe të vazhdueshme të bëra nga një lloj kriketi, ndërsa të tjerat ndoshta ishin shkaktuar nga psikoza.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani

The post Sindroma e mistershme ‘HAVANA’ godet stafin e ambasadës amerikane në Kolumbi, pak para vizitës së Sekretarit Blinken appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular