10.5 C
Tirana
Thursday, October 21, 2021
Ballina Ndërkombëtare Talebanët i kërkojnë SHBA-ve dhe BE-së heqjen e sanksioneve

Talebanët i kërkojnë SHBA-ve dhe BE-së heqjen e sanksioneve

- Advertisement -

Qeveria e udhëhequr nga talebanët në Afganistan i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian të heqin sanksionet e vendosura mbi ta. Ata i shohin sanksionet si kërcënim për sigurinë dhe që mund të shkaktojnë një valë refugjatësh.

Ministri i jashtëm në detyrë u tha diplomatëve perëndimorë në Doha se dobësimi i qeverisë afgane nuk është në interesin e askujt, sepse efektet negative do të ndikojnë drejtpërdrejt në botë.

“Ne i nxisim vendet botërore të heqin sanksionet ekzistuese dhe t’i lejojnë bankat të veprojnë normalisht në mënyrë që grupet bamirëse, organizatat dhe qeveria të paguajnë rrogat për stafin e tyre me rezervat e tyre dhe ndihmës financiare ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Vendet evropiane janë në veçanti të shqetësuara, pasi nëse ekonomia afgane rrënohet, një numër i madh emigrantësh do të nisen drejt kontinentit. Uashingtoni dhe BE kanë thënë se janë të gatshëm të mbështesin nismat humanitare në Afganistan.

Kryeministri italian Mario Draghi është shprehur se G20 do të ndërmarrë veprime të koordinuara përmes Kombeve të Bashkuara për të trajtuar krizën humanitare në Afganistan.

 

The post Talebanët i kërkojnë SHBA-ve dhe BE-së heqjen e sanksioneve appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular