10.5 C
Tirana
Thursday, October 21, 2021
Ballina Kosovë& Rajon Tensionet në Veri të Kosovës, ky është momenti kur hidhet një pajisje...

Tensionet në Veri të Kosovës, ky është momenti kur hidhet një pajisje shpërthyese pranë gazetares në transmetim live (VIDEO)

- Advertisement -

Një tjetër video e re është publikuar që tregon sulmin që u është bërë sot gazetarëve në Veri të Kosovës, nga protestuesit serbë.

Gazetarja e Kanal 10, Albulena Rexha është penguar ndërsa transmetonte live situatën e tensionuar në Mitrovisën Veriore, kur pranë saj dikush hodhi një pajisje shpërthyese.

Pamjet tregojnë qartë tronditjen e gazetares e cila ka bërtitur. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili ka ftuar autoritetet që të mundësojnë raportimin nga ana e gazetarëve në një ambient të sigurt.

“Gazetarët kosovarë vazhdojnë të mbesin të rrezikuar në veri.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me faktin që gazetarët kosovarë që po raportojnë nga veriu vazhdojnë të jenë të rrezikuar.

Kolegët tanë po sulmohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë, që po gjuajnë mjete të ndryshme në drejtim të tyre.

Ftojmë edhe njëherë autoritetet relevante të sigurisë që të mundësojnë raportimin dhe kryerjen e punës nga ana e gazetarëve në një ambient të sigurt.”- thuhet në reagimin e AGK-së.

The post Tensionet në Veri të Kosovës, ky është momenti kur hidhet një pajisje shpërthyese pranë gazetares në transmetim live (VIDEO) appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular