7.5 C
Tirana
Wednesday, December 1, 2021
Ballina Lajme Gjendet një skaf 11 metra i gjatë në Vlorë, arrestohet 52-vjeçari që...

Gjendet një skaf 11 metra i gjatë në Vlorë, arrestohet 52-vjeçari që e kishte fshehur në magazinë, kishte faturë false

- Advertisement -

Policia ka gjetur sot një skaf rreth 11 metra të gjatë, në një magazinë në Pyllin e Sodës në Vlorë.

Lidhur me ngjarjen, është arrestuar pronari i skafit Arjan Meçe, 52-vjeç, pasi e kishte fshehur dhe i dorëzoi policisë një faturë fiktive shitjeje.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinë është gjetur dhe sekuestruar një mjet lundrues me gjatësi 11 metra, pa motorë, i cili nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se ishte prodhuar nga kantieri i shtetasit A. M., si dhe ishte magazinuar aty prej tij.  

Gjithashtu, shtetasi A. M. ka lëshuar një faturë tatimore të dyshuar të falsifikuar, me të dhëna të rreme të blerësit, më vlerë 15.000 euro, të pashoqëruar me kupton tatimor dhe të padeklaruar në organet tatimore.   

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 52 vjeç, për veprat penale ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’ dhe ‘Fshehja e të ardhurave’. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

The post Gjendet një skaf 11 metra i gjatë në Vlorë, arrestohet 52-vjeçari që e kishte fshehur në magazinë, kishte faturë false appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular