7.5 C
Tirana
Wednesday, December 1, 2021
Ballina Fast Food Falë bashkëpunimit me Dua Lipën, Elton John kryeson në top listat britanike...

Falë bashkëpunimit me Dua Lipën, Elton John kryeson në top listat britanike për herë të parë pas 16 vitesh

- Advertisement -

Sir Elton John po kryeson në top listat britanike, për herë të parë pas 16 vjetësh, falë bashkëpunimit me këngëtaren Dua Lipa.

Siç shkruan Daily Mail, kënga e tyre në remix “Cold Heart” mori vendin e parë pasi kishte qëndruar për tre javë radhazi në numrin dy.

Dje Sir Elton festoi këtë fitore me një fotografi të postuar nga dhoma e spitalit, ku po shërohet pasi iu nënshtrua kohëve të fundit një operacioni në ijë.

Sipas të dhënave zyrtare, kënga “Cold Hearts” ka shënuar 64 000 shitje në klasifikime, duke iu falënderuar 5.9 milionë shpërndarjeve.

Kjo është hera e parë që këngëtari ka një këngë “Numër Një” që kur u shfaq në këngën “Ghetto Gospel” pas vdekjes të reperit 2Pac në vitin 2005.

Suksesi i Sir Elton dhe Dua Lipës i jep fund mbretërimit katërjavor të Ed Sheeran në krye të klasifikimeve me “Shivers”, që ka rënë në vendin e dytë.

The post Falë bashkëpunimit me Dua Lipën, Elton John kryeson në top listat britanike për herë të parë pas 16 vitesh appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular