7.5 C
Tirana
Wednesday, December 1, 2021
Ballina Lajme Premiera e filmit James Bond, ironizon Rama: Nuk jam elitë, jam katunar...

Premiera e filmit James Bond, ironizon Rama: Nuk jam elitë, jam katunar Surreli 198 cm i gjatë

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ka bërë ironi lidhur me eventin e zhvilluar për premierën e filmit “James Bond” ku morën pjesë figurat më të larta të politikës, drejtësisë, biznesit apo edhe administrata e lartë.

Rama i cili nuk ishte pjesë e premierës, tha me ironi se nuk është pjesë e elitës por “ një katunar nga Surreli”.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Para një jave u organizua premiera e filmit të James Bond në Tiranë, nuk ishit i pranishëm apo nuk ju ftuan?

Rama: Pse duhet të isha i pranishëm?

Pyetje: Ishte gjithë elita e Tiranës, ishte kryetari i SPAK-ut.

Rama: Unë jam një katunar nga Surreli. Jam një copë katunari 198 cm.

Pyetje: Kështu ju konsiderojnë ata që nuk ju ftuan, prandaj nuk ju ftuan?

Rama: Jo, jo unë nuk jam elitë ta kam fjalën. Unë jam një katunar Surreli dhe nuk i ndjek këto evenimente mondane në Tiranë.

Pyetje: Ishin shkulur të gjithë që të shkonin tek premiera, kryeprokurori, kreu i SPAK, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Rama: Nuk e di, nuk i ndjek këto. Ku është pyetja, apo thjesht kuriozitet.

 

The post Premiera e filmit James Bond, ironizon Rama: Nuk jam elitë, jam katunar Surreli 198 cm i gjatë appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular