7.5 C
Tirana
Wednesday, December 1, 2021
Ballina Lajme Auditimi i KLSH-së: Zgjatja e procesit të legalizimit nxiti ndërtimet e paligjshme,...

Auditimi i KLSH-së: Zgjatja e procesit të legalizimit nxiti ndërtimet e paligjshme, nuk i pakësoi

- Advertisement -

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar një auditim me temë “Efektiviteti i procesit të legalizimit dhe ndikimi në administrimin e pasurisë publike”.

Ky auditim u zhvillua në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, përfshirë drejtoritë vendore, me fokus në analizimin e veprimtarisë së institucioneve përkatëse dhe politikave që synojnë menaxhimin efektiv të procesit të legalizimit.

Fokusi i auditimit krahas shqyrtimit në tërësi të zbatimit të politikave qeveritare ka përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me pronat publike dhe shtetërore.

Në përfundim të auditimit, grupi i auditimi ka konkluduar, ndër të tjera se shtrirja në kohë e procesit të legalizimit, përtej afateve ligjore të parashikuara, e ka shndërruar në një proces të  tejzgjatur, duke denatyruar objektivin kryesor të tij ‘për të rregulluar efektin e madh social të ndërtimeve informale’ dhe ka ‘nxitur’ tërthorazi ndërtimet informale dhe nuk i ka pakësuar ato.

Sipas KLSH-së, ecuria e tij ka hasur paqëndrueshmëri ndër vite në miratimin e lejeve të legalizimit, kjo e ndikuar kryesisht nga fakti se planet rregulluese vendore të bashkive nuk kanë qenë të përditësuar me ndryshimet demografike që kanë ndodhur në një zonë të caktuar.

Qasja e deritanishme legjislative dhe organizative për procesin e legalizimeve është e drejtuar kah përmirësimit por ende evidentohen problematika thelbësore.

Reduktimi i kritereve për legalizim nuk ka eliminuar tërësisht aspektet burokratike ndaj shërbimit të qytetarëve, njëkohësisht vërehet se ka ulur nivelin e garancive ligjore që mbrojnë pronën publike (veçanërisht zonat bregdetare), thuhet më tej në raportin e KLSH-së.

Materialine plotë të auditimit të KLSH-së e lexoni Këtu

The post Auditimi i KLSH-së: Zgjatja e procesit të legalizimit nxiti ndërtimet e paligjshme, nuk i pakësoi appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular