7.5 C
Tirana
Wednesday, December 1, 2021
Ballina Ekonomi Banka Botërore: Shenja inkurajuese, ekonomia shqiptare me rritjen më të madhe në...

Banka Botërore: Shenja inkurajuese, ekonomia shqiptare me rritjen më të madhe në rajon për 2021

- Advertisement -

Emanuel Salinas menaxher i Bankës Botërore ka folur në lidhje me ecurinë e gjendjes ekonomike në Shqipëri.

Ai u shpreh se për vitin 2021 rritja ekonomike pritet të jetë 7.2%. Kjo rritje sipas Bankës Botërore rezulton më e larta në rajon për 2021.

“Gjatë vitit 2021, ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja inkurajuese të rimëkëmbjes. Me fuqizimin e rritjes, Shqipëria ka mundësi të forcojë qëndrueshmërinë e modelit të saj ekonomik dhe të zbatojë reformat që do të mbështetin më tej rritjen gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik”, tha ai.

Megjithatë Salinas ka theksuar se Shqipëria ka ende shumë pasiguri siç është rritja e çmimeve të energjisë.

- Advertisement -

Most Popular