7.5 C
Tirana
Wednesday, December 1, 2021
Ballina Fast Food Mushkonjat ‘Alien’ nga Azia Lindore vijnë në Itali, mund të shkaktojnë viruse...

Mushkonjat ‘Alien’ nga Azia Lindore vijnë në Itali, mund të shkaktojnë viruse – Studimi

- Advertisement -

Një specie invazive e mushkonjave nga Azia Lindore po përhapet ngadalë në të gjithë Italinë dhe mund të shërbejë si një vektor për viruset, sipas një raporti të ri shkencor.

Një artikull në revistën shkencore Parasites & Vectors javën e kaluar pretendoi se kishte dëshmi se mushkonjat shqetësuese, të njohura si Aedes koreicus, janë zgjeruar drejt Italisë jugperëndimore që kur u zbuluan në veri në 2011.

Duke përshkruar mushkonjat si një ‘vektor potencial të nematodave dhe viruseve’, artikulli paralajmëroi se prania e tyre ‘është raportuar kohët e fundit në shumë rajone të Evropës’ dhe se në Itali, ato ‘tani po përhapen drejt jugperëndimit të vendit’.

Studiuesit gjetën 6,000 larva mushkonjash në Bergamo – Rajoni i Lombardisë në Itali – nga të cilët zbuluan se 50 i përkisnin specieve ‘aliene’.

Artikulli argumentoi se ky zbulim ‘pohon përhapjen e kësaj specieje në veri të Italisë dhe ngre shqetësime në lidhje me rolin e tij të mundshëm si një vektor i sëmundjeve në zonën Alpine’.

The post Mushkonjat ‘Alien’ nga Azia Lindore vijnë në Itali, mund të shkaktojnë viruse – Studimi appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular