7.5 C
Tirana
Wednesday, December 1, 2021
Ballina Sport Tifozët festojnë golin, rrëzohet një pjesë e stadiumit të ekipit holandez

Tifozët festojnë golin, rrëzohet një pjesë e stadiumit të ekipit holandez

- Advertisement -

Një pjesë e stadumit në Goffertstadion të NEC Nijmegen u shemb ndërsa tifozët e Vitesse Arnhem festuan fitoren 1-0 të skuadrës së tyre në Eredivisie.

Ndërsa tifozët kërcenin lart e poshtë para lojtarëve, pjesa e stadiumit u shemb po fatmirësisht askush nuk u plagos gjatë incidentit.

Hubert Bruls, kryebashkiaku i Nijmegen, bëri thirrje për një hetim dhe tha se ishte ‘shumë i tronditur nga ajo që ndodhi’. Bruls i tha gazetës holandeze De Telegraaf: “Për fat të mirë, me sa dihet, askush nuk u plagos. Unë dua një hetim për atë që ndodhi këtu sa më shpejt të jetë e mundur.”

“Ishte tronditëse. Për fat të mirë, të gjithë mbijetuan.” –  tha mbrojtësi i Vitesse, Riechedly Bazoer për NOS.

“Një stadium i cili duhet të jetë i sigurt u shemb. Kjo duhet të hetohet.” – tha federata holandeze e futbollit KNVB.

Një zëdhënës i agjencisë qeveritare përgjegjëse për hetimin e incidenteve të tilla tha se ende nuk ishte vendosur nëse do të hapet një hetim.

Vitesse që ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë, pret skuadrën e Premierligës, Tottenham në Europa Conference League të enjten.

The post Tifozët festojnë golin, rrëzohet një pjesë e stadiumit të ekipit holandez appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular