7.5 C
Tirana
Wednesday, December 1, 2021
Ballina Lajme Vihen 1110 gjoba në mbarë vendin, makina inteligjente ‘bën namin’ në rrugët...

Vihen 1110 gjoba në mbarë vendin, makina inteligjente ‘bën namin’ në rrugët e Tiranës

- Advertisement -

1110 gjoba janë vënë në mbarë vendin nga Policia Rrugore për shkelje të ndryshme.

Një pjesë e shkeljeve janë kapur nga makina inteligjente që ka ardhur në vend pak ditë më parë. Ajo është përdorur në rrugën Sauk-Teg si dhe në rrugët e kryeqytetit.

Shkeljet për të cilat janë vënë gjobat janë shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim celulari në drejtimin e mjetit e mosvënie e rripit të sigurisë.

Po kështu në kontrollet e policisë janë përdorur dronë, radar, mjete pa shenja dalluese të policisë, kamera, aparate fotografike e mjete për testimin e alkoolit.

The post Vihen 1110 gjoba në mbarë vendin, makina inteligjente ‘bën namin’ në rrugët e Tiranës appeared first on Hashtag.al.

- Advertisement -

Most Popular